Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

BMW-ja e autorëve e shkrumbuar nga flakët, Policia gjen tre armë kallashnikov

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre armë zjarri automatike kallashnikov janë gjetur nga nga Policia brenda mjetit tip BMW në fshatin Çerven, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”. Ky mjet dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos në autostradë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier, kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Nisur dhe nga prania e armëve të zjarrit, mendohet se autorët janë tre, dy qitës dhe një shofer.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti BMW duket i shkrumbuar i gjithi dhe nga nxehtësia e madhe e flakëve, dyert dhe pjesa e tavanit janë shkrirë. Grupi hetimor ka mbledhur provat paraprake dhe mjeti është larguar nga fshati Çerven për ekspertizë më të thelluar.

Mjeti i autoreve te atentatit te Vlores, i shkrumbuar ne Levan

Lexo edhe: Atentat makinës në lëvizje në autostradën e Vlorës, raportohet për viktima

Lexo edhe: Dy të vdekur dhe një i plagosur në Vlorë, Mercedesi i bërë “shosh” me 60 plumba, atentatorët djegin BMW në Levan

Lexo edhe: Identifikohen viktimat e Vlorës, 37 vjeçari akuzohej për vrasjen e një biznesmeni tre vite më parë (EMRAT)

Lexo edhe: U ekzekutua sot në autostradë, VIDEO: Shpati Lena u arrestua 5 muaj më parë te “Uji i Ftohtë” me pistoletë

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img