Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bluzat e bardha vijojnë vaksinimin, Manastirliu tregon se kur do të vijë sasia tjetër e dozave të Pfizer

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se deri më tani janë realizuar mbi 11 mijë vaksinime në të gjithë vendin.

Ajo ishte e pranishme në ambientet e stadiumit, “Air Albania”, ku po vijon të kryhet vaksinimi i personelit shëndetësor. Manastirliu tha se në dhjetëditëshin e parë të marsit pritet një ngarkesë dozash nga kontrata me Covax.

Më tej ministrja shtoi se prioritetet do të jenë grupet më të rriskuara.

“Vijon vaksinimi i personelit mjekësor të spitaleve universitare dhe mjekë e infermierë të kujdesit parësor, ndërsa janë mbi 11 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin. Shumë shpejt do të mbërrijë sasia tjetër e vaksinave të Pfizer dhe dërgesa e parë nëpërmjet kontratës me COVAX”, u shpreh Manastirliu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll