Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bluzat e bardha, të moshuarit dhe mësues, ja sa persona kanë marrë deri më tani vaksinën anti-Covid

Shkruar nga Newsbomb

24,887 vaksina kundër koronavirusit janë bërë deri më tani në vendin tonë.

Mes të vaksinuarve janë të gjitha bluzat e bardha në të gjithë vendin, disa të moshuar mbi 80 vjeç. Së fundmi ka nisur edhe vaksinimi i mësuesve me vakinën AstraZeneca që nbërriti në vend tre ditë më parë.

Janë vaksinuar 18,822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë.

“Vaksinimi anticovid, kryhen 24,887 vaksinime

15 Mars- Ka vijuar edhe në fundjavë procesi vaksinimit antiCOVID për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor. Vaksinimi ka vijuar në pikat e përqëndruara në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat, Korçë si dhe në shkolla.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 24,887 doza të vaksinës.

Janë vaksinuar 18,822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll