Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
71 %
1.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
12 °
E shtunë, 17 Prill, 2021
spot_img

Blutë e Tiranës prangosin burrin 64 vjeçar, ngacmoi seksualisht një 17 vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 64 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka abuzuar seksualisht me një 17 vjeçar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar”, njofton Policia. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe 5 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në kërkim është shpallur dhe një 41 vjeçar që ka kryer “vepra të turpshme” me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Tiranë – Bien në prangat e policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

– A. K., 38 vjeç, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shigjetat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis ;

– I. A., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, nga kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

– Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 36 vjeç, pasi në lokalin që ka në administrim, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik sepse është konstatuar duke kryer aktivitet pas orarit të përcaktuar nga organet kompetente.

– Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.

– Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

– Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img