Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Blutë e Tiranës kontrolle në lokale, arrestohen 7 persona duke vënë baste për ndeshje

Lajme të ngjashëm

Shtatë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas një kontrolli të nisur në lokale të ndryshme të kryeqytetit për veprimtarinë e basteve sportive. Ndërkohë, një tjetër është proceduar.

“Strukturat e DVP Tiranë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 3 lokale të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë