Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Blushi “zbulon” emrat: Ja kush ka fjetur me dashnoret te hoteli i Balilit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cb88cfdfe163d542eb7cf22092b59d03

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, ka reaguar lidhur me shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani duke “zbuluar” edhe emrat e akuzës së ministrit në ikje se “ministra të Ramës kanë fjetur me dashnoret e tyre te hoteli i Klement Balilit në Sarandë”.

“Shqipëtarët dhe ndërkombëtarët presin që Balili të arestohet kurse prositutat argëtohen!”, shkruan Blushi ndërsa poston edhe fjalimin e Ylli Manjanit, të ngarkuar në youtube nga kanali i partisë Libra me titullin: Manjani: Rama, Tahiri dhe Ahmetaj shkojnë me dashnoret tek Balili, Klemendi i begenis me drogë!!!  

Menjëherë pas publikimit të lajmit ka reaguar kreu i LIBRA-s duke përgënjeshtruar lajmin nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: 

NJË SQARIM PËR PORTALET E SHQIPËRISË

Gjatë ditës së djeshme portalet Opinion, Panorama,Syri.net, Sot.news, Newsbomb, Mapo dhe ndoshta dikush tjetër kane cituar faqe të cilat nuk janë të autorizuara nga unë. Shumicën prej tyre i kam komunikuar personalisht për tu thënë se Ben Blushi që kanë cituar nuk është Ben Blushi. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka bërë një përgenjeshtrim formal.Jam i detyruar ti kujtoj se kjo është e vetmja faqe zyrtare, nga disa dhjetëra anonime, në të cilën mund të marrin mendimet,komentet, fotot, videot dhe aktivitetin tim. Duke shpresuar se ky keqkuptim është mirekuptuar nga të gjithë u kërkoj portaleve ta postojnë këtë reagim të detyruar dhe të nevojshëm. Shpresoj se paskëtaj, gazetarët mekanikë të portaleve do kenë mirësinë ta rregjistrojnë si link faqen time zyrtare që është vetëm kjo dhe asnjë tjetër!

Ky lajm është përditësuar: Lexo këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img