Hapësire reklamuese

Politikë

Blushi: Shqipëria ka kapacitetet të mbajë 100 mijë refugjatë, nuk duhet t’i mbyllim dyert

Shkruar nga Newsbomb

Ben Blushi ka vendosur të shfrytëzojë podiumin e Parlamentit, këtë herë për t’i bërë thirrje qeverisë që të hapë dyert për mijëra emigrantë që ndodhen të bllukuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Blushi u shpreh se ashtu sikurse Europa i hapi dyert dikur për shqiptarët, edhe shqiptarët duhet të tregojnë se nuk janë racistë. Sipas Ben Blushit, Shqipëria i ka kapacitetet për të mbajtur mbi 100 mijë emigrantë nga Lindja e Mesme.

Fjala e Blushit në Parlament:

Mundësia që ata të vijnë në Shqipëri është gjithmonë e më e madhe, por myetja është çfarë do bëjmë ne nëse ndodh. Çfarë do bëjmë ne? Do mbyllim kufijtë? Do ngremë mure? Une mendoj që kjo nuk do ishte një zgjidhje.

Në kaq shumë vite ne kemi nmenduar se sin a kanë trajtuar të huajt ne. Megjithatë nuk kemi provuar të ndajmë murin me njerëz të ngjyrave apo racave të tjera. Por ka ardhur koha të provojmë një test të rëndësishëm. A jemi ne racist?

Unë them që jo.

Ajo që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore është një faqe e lavdishme në historinë tonë. ne nuk mund të jemi diskriminues, sepse ai që vuan nuk mund të shohë të tjerët të vuajnë. Pra ne nuk duhet t’i mbyllim dyert emigrantëve.

Sigurisht dikush thotë po ne kemi hallet tona. Kemi shumë të varfër dhe nuk mund të pranojmë të varfër nga vende të tjera. Por kjo nuk është një arsye. Shqipëria i ka kushtet për të strehuar 100,000 emigrantë që ikin nga Siria apo Lindja e Mesme.

Ne kemi strehuar para shumë vitesh 1 milionë kosovarë, edhe ata iknin nga lufta nga persekutimi. Por dikush mund të thotë po pse njësoj janë. Prandaj them në fudn fare çrëndësi ka qofshin shqiptarë, kosovarë apo afganë, janë qënie njerëzore dhe duhen ndihmuar.

Europa na ka hapur dyert para shumë vitesh. Sa njerëz do kishon përfunduar në fund të detit? Dëgjova dikë nga qeveria që tha ne nuk kemi leverdi të strehojmë sirianët që ii kin luftës. Unë besoj se kjo nuk është çështje leverdie.

Nuk them të kthehemi në një depozitë rrefugjatësh por të bëjmë atë që të tjerët kanë bërë për ty. Qeveria duhet të ketë një qasje të ndryshme përsa i përket refugjatëve, nëse ata, për fatkeqësinë e tyre vendosin të kalojnë në trojet tona.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll