Hapësire reklamuese

Politikë

Blushi reagon pas vendimit të partive opozitare: Kërcënim serioz. Ja çfarë do bëjë LIBRA

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar pas vendimit të partive opozitare për të mos u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit.

Blushi e konsideron këtë vendim si kërcënimin më serioz për zgjedhjet parlamentare dhe thekson se kriza ku është futur Shqipëria është paparashikueshme.

Deputeti i Kuvendit sqaron se partia LIBRA që drejtohet prej tij do të bëjë pjesën e vet duke ngjitur copat që po thyejnë partitë e vjetra, duke lënë të kuptohet se do të regjistrohet për zgjedhjet e 18 qershorit.

Reagimi i Ben Blushit:

Kriza shqiptare nuk dihet ku mbaron

Tërheqja e deritanishme e shumicës së partive opozitare nga regjistrimi në KQZ është kërcënimi më serioz për zgjedhjet e 18 qershorit. Unë nuk besoj se ka hapësirë për marrveshje pasi qeveria nuk është e ndërgjegjshme për pasojat e këtij vendimi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të negociojë. Nuk mund të them nëse po shkojnë në një skenar rumun apo maqedonas por di të them se skenari shqiptar i krizave është zakonisht më i ashpër dhe më i rrezikshëm se kudo. Kemi përpara të paktën katër vjet krizë të rëndë dhe të paparashkueshme. Fundi i saj nuk dihet por një gjë dihet: më shumë shqiptarë do ikin dhe më pak shqiptarë do mbeten për ta zgjidhur në kohë. LIBRA do bëjë pjesën e vet duke ngjitur copat që po thyejnë partitë e vjetra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu