Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Blushi në Korçë: Ky nuk është vendi që meritojmë, partia s’është biznes privat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PS, Ben Blushi zhvilloi sot një takim me mbështetësit e tij në Korçë në të njëjtën kohë që në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit po mbahej takimi i Ramës për anëtarësimet e reja në PS.

Në takimin me përfaqësuesit e strukturave lokale të PS-së të qytetit Juglindor, temë e bashkëbisedimit kanë qenë pikërisht kritikat që ai ka shprehur në publik për shkeljen e statutit të PS-së nga Kryeministri, Edi Rama si dhe për nevojën e lejimit të garës për kreun e partisë.

Ai e cilësoi takimin si “një bisedë për Shqipërinë”. “S’kam ardhur për miting, por për një bisedë mes miqsh”, iu drejtua Blushi mbështetësve të tij.

Deputeti theksoi se ky nuk është vendi që meritojnë shqiptarët. Sipas Blushit, Shqipëria ka nevojë për shpresë për tu rregulluar”.

“Fajin nuk e ka populli për gjendjen sot, por qeveria. Qeveria thotë ka punë, por shqiptarët janë dembelë. Unë nuk mund të pranoj këtë, duhet të reagojmë. Ky nuk është vendi që meritojmë. Jemi në mes të Evropës, i kemi të gjitha mundësitë.

Nuk kam qëllim të ndaj partinë ku jam. Nuk më ftuan te takimi i Ramës. Jam deputet i Elbasanit por mua s’më ftuan. Nuk me ftojnë më. Me thonë s’ke të drejtë të zgjidhesh, unë s’kam hyrë në biznes privat dhe kjo parti është kthyer në një e tillë”, deklaroi Blushi.

Më shumë




spot_img








spot_img