Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
26 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Blushi kundër Albinit, e “sulmojnë” Mero Baze e Çim Peka

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Protesta e fundit në Kosovë e orgnanizuar nga Vetëvendosja dhe në krye të së cilës ka qenë Albin Kurti, ka ngritur pikëpyetje dhe ka ndarë analistët kryesorë vend.

Ben Blushi në portalin lapsi.al me një analizë nën titullin “Ça ke Albin” ka qënë kritik ndaj protestës së fundit të vetëvendosjes.

“Albin Kurti, megjithë arsyet që ka, dje është ngutur aq sa ndoshta është ngatërruar duke vrapuar mbi gurët e shëtitores së Prishtinës dhe është rrëzuar. Do t’i duhet kohë të ngrihet dhe t’i bëjë njerëzit të besojnë se rruga drejt pushtetit nuk kalon nga rrëzimi i pushtetit në rrugë, por nga rregulli që pushteti fitohet kur meritohet. Me vota” shkruan Blushi.

Çim Peka që merret dhe me Albinin dhe me Blushin, i drejtohet këtij të fundit duke e pyetur “Po ti ça ke o Blush?”.

Në një analizë që e ka publikuar në faqen e vet në facebook, Peka i kujton Blushit, si deputet i PS, që Albini ka pasur guxim, ndërsa ky i fundit jo. “Edhe pse origjinën e keni të njëjte, Albini dhe jo ti, di ti bëjë llogaritë. Blush, pushteti nuk është vetëm dëshirë. Eshtë dhe ambicie. Dhe ambicia kërkon te marrësh risk. Albini e bën. Ti jo. Edhe në 2009, pas humbjes së Ramës, nuk more risk. Edhe atëherë kur tek lokali i Fidelit, Rama të rrinte në tavolinë si i mbaruar, me këmishen sipër pantollonave gjysmë të lagur kur vinte nga banjo, që të linte të kuptoje se mund edhe të ishte pshurrur, ti nuk more risk. Jo se t’u dhimbs. Jo se doje ti jepje pak kohë. Kohë që ai ta kërkonte me argumentin e moscënimit të rezultatit final pas ankimimit në gjykatë. Pasi ti e dije se Rama kohën e kërkonte për t’u ringritur. Blush, ti ja dhe kohën se thjesht nuk je mësuar të marrësh risk. Albini po. Edhe në kohën e Milloshevicit. Blush, librat, iluzionin që të shkaktojnë ato dhe majtizmin e ke të njëjtë me Albinin. Llogaritë jo. Albini duket se i bën më mirë se ti Blush. Se Albini merr risk, ose siç i thone ndryshe, ka byth. Ndersa ti jo. Ben, opozita nuk është libër e rrjete sociale. Eshtë përplasje. Gjithmonë kur ka motiv” shkruan Peka në një koment të ashpër.

Edhe Mero Baze shkruan editorialin e tij në Tema online me superlativa për Albinin. “Nëse politika shqiptare, ka ndonjë revolucionar të mirëfilltë që ka ndërtuar gjithçka me duart e veta, është ai…Eshtë tipik një revolucionar i majtë, një i r ii gjeneratës refuzuese për establishmentet shtetërore të mbështetura nga Perëndimi” shkruan Baze, duke shtuar në komentin e tij faktin se të tillë personazhe, si Albini apo Aleksi, i mungojnë Shqipërisë. “Kush e adhuron Aleksin, për të qenë i sinqertë, duhet të adhurojë edhe Albinin. Ai është Aleksi shqiptar. Në të kundërt, duartrokitjet për Aleksin ngjajnë si hipokrizi. Në Tiranë ngjajnë si në hall ngaqë nuk kemi një Aleks të na mundë Edi Ramën, dhe në Prishtinë, si një keqardhje që po na rrezikon miqtë tanë” shkruan Mero Baze, duke ironizuar në fakt me një koment të mëparshëm të Blushit po në lapsi.al, “Unë votoj Syrizan”, dhe editorialin e fundit të tij “Ça ke Albin”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img