Hapësire reklamuese

Politikë

Blushi: Ka shkelje të rënda të statutit. Kam mbështetjen e shumë deputetëve në garën për kreun e PS

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, duket se ka qenë më aktivi në debatin e mbledhjes së ministrave të Partisë Socialiste, të paktën që prej momentit që kryetari i kësaj partie u largua për arsye të axhendës. Blushi ka paraqitur dokumentin prej 10 faqesh ku sipas tij janë renditur shkelje të rënda që i janë bërë statutit të Partisë Socialiste.

Për garën e kreut të Partisë, Blushi tha se do të jetë shumë aktiv në takime me qytetarë dhe media ndërsa u shpreh se privatisht ka mbështetjen e një pjese të madhe të deputetëve.

Fjala e Blushit për mediat:

"Statuti i Partisë Socialiste është shkelur në 30 % të neneve, që vërteton se fryma e Kushtetutës së Shqipërisë është shkelur. Në rastin kur kryetari prej 7 vitesh ka një mandat jashtë statutor dhe deputetët nuk mblidhen prej 7 vitesh. Kush janë parimet që burojnë nga të drejtat tona në Kushetutë?

Është parimi i papajtueshmërisë së mandateve. Këtu nuk merret vesh, mandate të papajtueshme. Parimi i llogaridhënies, parimi i financimit. Ka disa vite që nuk rapotohet.

Debati brenda Partisë Socialiste nuk është debat i brendshëm. Nuk i takon vetëm Partisë Socialiste, është një debat themelor. A mund të kemi demokraci, ekonomi të zhvlluar institucione të besueshme nëse partitë politike nuk janë të hapura dhe fusin njerëz me të shkuar kriminale?

Është e vetmja parti në europë që në 10 vitet e fundit na është kërkuar të dekriminalizohemi.

Nga ky femomen 25 vjecar i kapjes dhe i diktatit mbi partitë politike. Ka një debat të mbivendosur. Dikush thotë tani kemi disa reforma nuk bëjmë dot zgjedhje. Imagjinoni të thotë Merkel, "meqënëse kemi dyndje refugjatësh nuk duhet të bëjmë zgjedhje". Nuk ndodh.

Ka shkelje të rënda të statutit. Unë nuk marr përsipër të komentoj asgjë për partitë e tjera flas për paritinë ku jam vetë. Mandati sipas statutit është 4 veçar dhe ne jemi në mandatin e pestë.

Unë flas për të gjithë deputetët dhe të them të drejtën një pjesë e madhe privatisht dalin në mbështetje.

Kjo nuk është partia e një njeriu dhe ata që do vijnë nuk mundet të marrin precedentet tona. Do më shihni pa pushim për të folur me ju, me socialistët dhe me anëtarë të grupit pa pushim".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu