Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Blushi dhe Hafizi në Berat: Shqipëria mund të bëhet, t’i japim fund tragjedisë

Lajme të ngjashëm

Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të shoqëruar nga anëtarët e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori, Marko Bello dhe Petrit Ago kanë zhvilluar sot një takim në qytetin e Beratit.

Blushi ka thënë se ajo që i mblodhi në atë sallë ishte dëshpërimi, pasi sipas tij Shqipëria është një vend i dëshpëruar që 25 vjet demokraci nuk mori atë që priste. Deputeti socialist theksoi se ka ardhur koha për të bindur qytetarët se Shqipëria mund të bëhet duke i dhënë fund këtij 25 vjeçari tragjik.

“Shqipëria mund të bëhet duke i dhënë fund këtij 25 vjeçari tragjik. Gjendja është rëndë pasi kanë munguar reformat dhe sot Shqipëria është një vend i papunë dhe më i korruptuar”, u shpreh ai.

Blushi foli edhe për Kongresin dhe referendumin në PS, ndërsa ka theksuar se pas 25 vitesh janë duke u vjedhur votat e socialistëve.

Edhe deputetja tjetër, Mimoza Hafizi është shprehur se ka ardhur koha që socialistët të ngrënë zërin për problemet që shohin. 


Më shumë