Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokuan rrugën në protestën kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, policia procedon penalisht 33 persona

Shkruar nga Newsbomb
Bllokuan rrugën në protestën kundër ndërtimit të

Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë ditën e sotme kanë protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike uji në atë zonë, duke u përplasur edhe me policinë.

Atyre iu bahskuan edhe disa deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovës, të cilët bllokuan Rrugën em Kombit.

Policia shoqëroi disa prej tyre dhe me anë të një njoftimi bën me dije se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 33 persona, të cilët akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik “.

Njoftimi i Policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë  33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33  shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i  janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në  ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik “.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll