Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokuan rrugën me gurë, banorët përplasen me punonjësit e policisë në Tepelenë

Shkruar nga Newsbomb
Bllokuan rrugën me gurë, banorët përplasen me

Disa punonjës të Policisë së Shtetit janë përplasur fizikisht me disa banorë të zonës së Mezhgoranit në Tepelenë.

Këtë të fundit kanë vënë gurë në rrugën në hyrje të fshatit, për të mos lejuar ndërtimin e një linje të ujësjellësit në fshatrat Peshtan dhe Mezhgoran. Si pasojë e këtij veprimi është penguar qarkullimi i lirë i mjeteve në rrugë.

Nga ana tjetër banorët e zonës pretendojnë se projekti i planifikuar do t’iu shkatërrojë burimin e vetëm të ujit të pishëm në zonë, për ndërtimin e një resorti privat.

Me anë të një njoftimi zyrtar policia bën me dije se për 4 banorët që kundërshtuan urdhrin e unifromave blu, për hapjen e rrugës ka nisur procedim në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-S. Gj., 38 vjeç, E. Gj., 43 vjeç, G. C., 32 vjeç dhe D. Gj., 43 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mezhgoran.

Procedimi penal për këta shtetas ka nisur sepse duke vënë gurë, në rrugën në hyrje të fshatit Mezhgoran, për të mos lejuar ndërtimin e një linje të ujësjellësit në fshatrat Peshtan dhe Mezhgoran, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në këtë rrugë. Gjithashtu, këta shtetas kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për hapjen e rrugës, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese