Tirana
few clouds
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
54 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Bllokuan qendrat e votimit, arrestohen 2 punonjës të bashkisë Mallakastër dhe roja i shkollës, në kërkim nënkryetari

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Mallakastër si dhe ka shpallur në kërkim nënkryetarin e Bashkisë.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit, për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetas:

– D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër);

– E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);

– N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle);

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.S, 38 vjeç, banues në Ballsh, (Nënkryetar i Bashkisë Mallakastër).

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img