Hapësire reklamuese

Politikë

Bllokuan punimet e Konferencës së Kryetarëve, Berisha: Nuk largohemi

Shkruar nga Newsbomb
Bllokuan punimet e Konferencës së Kryetarëve, Berisha: Nuk

Pas tensionet të krijuar për të mos lejuar zhvillimin normal të konferencës së Kryetarëve, Sali Berisha ka mbajtur një komunikim me gazetarët.

Ai tha se është Rama ai që nuk lejon që opozita të paraqisë asnjë nistë të marrë nga opozita, pavarësisht se kushtetuta nuk e lejon.

“Rama nuk lejon të paraqitet asnjë nismë e marrë nga opozita. A ka gjë më absurde sesa të privosh opozitën nga e drejta ligjvënëse. Nuk mund të pranohet që të mohohet e drejta e komsioneve parlamentare. Janë mohuar 8 komisione hetimore në mënyrë antikushtetuese, kjo gjë është e paparanueshme.”

Sipas ish-kryeministrit, Lindita Nikolla me urdhër të Edi Rama ka shkatërruar parlamemtin duke u mohuar të drejtat opozitës.

"Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroj dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje. Nëse bëni një replay të regjistrimeve tuaja në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin duke shkelmuar kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit në mënyrë të përditshme.

Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive. Kur ata 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësueseve të tyre ju mohohej e drejta legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike se opozita nuk kishte vota të imponohej miratimin e tyre, ngritja e komisioneve hetimore është detyrim kushtetues.

31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Nuk mund të pranohet kurrë tu mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore", tha Berisha.

Për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës që mbështesin Sali Beishën është marrë vendimi që zhvillimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëvetë shtyhet për në orën 13:00.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese