Tirana
scattered clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.1kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Bllokuan aksin Elbasan-Librazhd dhe hoqën barrierat e vendosura nga ARRSH, procedohen tre persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3 persona janë proceduar penalisht, pasi ditën e djeshme bllokuan aksin Elbasan Librazhd.

Shtetasit L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrierat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, si dhe i kanë dëmtuar ato.

Ditën e djeshme banorët bllokuan në formë proteste aksin Librazhd-Elbasan dhe kërkuan zgjidhje qoftë me një mbikalim apo nënkalim, pasi barrierat e vendosura nga ARRSH i detyrojnë ata që të ecin 4 km për të shkuar në qytet.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen:

L.P., banuese në fshatin Shalës, Cërrik, pasi dyshohet se në fshatin Shalës, ka djegur disa barishte në pronën e saj dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të shtetasit Y.L.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img