Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Blloku” çon në pranga 39 vjeçarin në Tiranë, Shqiponjat gjejnë në shtëpinë e motrës së tij kokainë, peshore dhe para (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
“Blloku” çon në pranga 39 vjeçarin në

Një 39 vjeçar është arrestuar nga Forcat Shqiponja në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Në kuadër të operacionit të koduar “Blloku”, është proceduar nga Policvia dhe motra e këtij shtetasi.

Referuar njoftimit zyrtar, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Marsel Doku 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë motra e tij, shtetasja K. D., 61 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Blloku” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme”, njofton Policia.

PËRDITËSIM: Nga Policia bëjne me dije se, konkretisht kanë gjetur 6 milionë të reja lek cash në shtëpi dhe 100 doza kokainë.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Blloku” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Marsel Doku dhe  u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë, sherbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, kanë vijuar me kontrolle më të imëtësishëm të banesës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.