Akromakthi gjerman i medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri, ka rënë publikisht sot në mashtrimin që ka përgatitur ndaj agjencisë mediatike Newsbomb.al, por jo vetëm pasi edhe media të tjera online kritike me pushtetin dhe veçanërisht Erion Veliaj, janë censuruar e bllokuar.
I ftuar në emisionin "Kafe shqeto" në Syri Tv, por mesa duket ende përgjumsh dhe i pavetëdijshëm për ato që po nxirrte nga goja, Aldor Nini pranoi se ai qëndron pas mbylljes së platformave të Newsbomb.al në rrjetet sociale.
Lexo edhe: “GJYKATA” – E vërteta me 7 shkronja që ka shkundur në themel Aldor Ninin
Siç ne kemi denoncuar me një seri artikujsh, por dhe në Polici e Prokurori, kompania Acromax që Aldor Nini drejton përdoret si marionetë politike për t'u mbyllur gojën mediave kritike apo opozitare.
Flavio Qarri: Ju i keni pasur të herëpashershme këto akuza, a ka një bllokim veçanërisht të elementeve opozitarë në hapësirën online dhe të rrjeteve sociale virtuale? Sidomos kur hedhin videot e emisioneve?
Aldor Nini: Çdo televizion ka rregulloren e vetë se kur do lejojë dhe kur nuk lejon përdorimin e emisionit të vetë në rrjetet sociale nga palë të treta. Bazuar në këtë rregullore, ne veprojmë bazuar në ligjin e të drejtës së autorit.
Flavio Qarri: Kërkohet specifikisht nga televizionet, apo e bëni ju automatike?
Aldor Nini: Po, po e bën specifikisht televizioni dhe mund të jetë një rregullore goxha e kostumizuar për çdo emision. Me rregulla si nuk duhet t'i ndërpritet fjalia në mes, duhet të lihet edhe nëse është mbi një sekondazh të caktuar...
Pra, zotëria në fjalë është shprehur publikisht dhe ka insistuar disa herë në një televizion kombëtar se kompania që ai drejton, nuk merret me mbylljen apo bllokimin e platformave në internet të mediave online, por janë televizionet vetë ato që e bëjnë këtë.
Lexo edhe: Aldor Nini ballafaqohet me Fundon: Të kërkova të fshije foton ku Veliaj lëpinte qenin
Ky është dhe mashtrimi publik në të cilin ka rënë me këmbët e veta gjemani që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare, por e gjen të udhës të vijë në Shqipëri dhe të bëjë "përshesh" me mediat.
Në ditët e fundit të muajit Maj dhe të parat e Qershorit 2023, Aldor Nini ka nisur një sulm të rëndë kibernetik duke dërguar më shumë se 13 raporte të njëpasnjëshme brenda 20 minutash, pas mesnate si një shantazhues dhe mashtrues i regjur, ndaj platformave në rrjetet sociale ku vepronte Newsbomb.al prej më shumë se 8 vitesh.
Instagram dhe Facebook kanë njoftuar zyrtarisht agjencinë tonë se për llogari të Acromax Media, ishte vendosur pezullimi nga të gjitha platformat në rrjetet sociale, sepse raportet ishin të shumta, të njëpasnjëshme dhe të paprecedentë ndaj një medie, në një hark kohor më pak se 20 minuta.
Sot, Aldor Nini thotë se nuk është ai apo kompania që ai drejton, që vendos për bllokimin ndaj mediave të cilat përdorin materialet e kolegëve, por vetë televizionet.
Ne po risjellim sot një artikull të publikuar nga Newsbomb.al më datë 08/06/2023, ora 20:01 me titull: Vlora Hyseni shkoi në Beograd? SHISH reagon dhe përgënjeshtron Sali Berishën
Ky artikull është realizuar në kuadër të një projekti të përbashkët dhe ambicioz mes Newsbomb.al dhe USAID, për të luftuar dezinformimin dhe përhapjen e lajmeve të rreme në median dhe opinionin publik shqiptar. Ne si autor të shkrimit, kemi zbatuar me përpikmëri të plotë parimet më të larta të gazetarisë, duke pasqyruar të plotë dhe në kontekst deklaratën e Sali Berishës.
Lexo edhe: Çipa-Ninit: Je një censor real për median! S’ke të drejtë për të qenë tutor i ligjit
Kjo deklaratë është bërë teksa Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “QUO VADIS” në Vizion Plus. Ne kemi cituar emisionin ku ish-kryeministri ka qenë i ftuar, televizionin dhe kemi përdorur videon e publikuar nga vetë Vizion Plus për deklaratën e Sali Berishës.
Ndryshe nga sa pretendon Aldor Nini në mashtrimin e tij publik, tekstit i është vendosur dhe lidhja (hyperlink-u përkatës) për të drejtuar lexuesit direkt në origjinën e materialit të cituar. Parimet më të larta të gazetarisë janë respektuar në këtë lajm, të verifikuar dhe nga partnerët tanë amerikanë, të cilët janë shokuar kur kanë parë bllokimin e platformave të Newsbomb.al.
[caption id="attachment_762325" align="alignnone" width="889"] Facebook/Meta njoftuan Newsbomb.al se Acromax Media kishte raportuar llogarine tone, ne emer te Vizion Plus[/caption]
Të nesërmen e publikimit të artikullit, platforma Facebook/Meta ka sinjalizuar redaksinë tonë se për llogari të kompanisë Acromax Media, ishte vendosur pezullimi i Newsbomb.al nga të gjitha platformat e saj, sepse kishte përdorur një përmbajtje pa cituar burimin.
Lexo edhe: Aldor Nini raporton mediat pa kontratë, e pranon “live”: Acromax, marionetë politike
Po ashtu, televizioni kombëtar Vizion Plus ka njoftuar Newsbomb.al se nga ana e tyre nuk ishte dërguar asnjë kërkesë apo raport për përmbajtjen e përdorur në artikullin e sipërpërmendur, pasi gjithçka ishte e cituar në mënyrë korrekte.
Sot, Aldor Nini u mundua të "lante duart" me sulmin kibernetik ndaj Newsbomb.al, por paralelisht me mashtrimin dhe duke u përpjekur t'i tregonte opinionit publik një mal me gënjeshtra, zbuloi se në fakt është ai personi që qëndron pas mbylljes së mediave opozitare me pushtetin.
Sondazh