Hapësire reklamuese

Bota

Bllokoi për një javë Kanalin e Suezit, autoritetet lëvizin anijen “Evergreen”

Shkruar nga Newsbomb

Një anije e madhe kontejnerësh kishte bllokuar Kanalin e Suezit për gati një javë, pas një aksidenti që kishte pësuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se anija është larguar nga vija bregdetare.

Anija prej 400 m të gjatë është korrigjuar me 80%, sipas Autoritetit të Kanalit të Suezit. Ai shtoi se përpjekjet e mëtejshme për të lëvizur anijen do të rifillonin më vonë të hënën.

Evergreen ka bllokuar një nga rrugët më të ngarkuara të tregtisë në botë, duke detyruar kompanitë të ri-drejtojnë anijet dhe duke shkaktuar rradhë të gjata.

Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), tha se anija ishte liruar pjesërisht dhe ky ishte një lajm i mirë.

"Ne nuk kemi mbaruar ende, por ajo ka lëvizur", shtoi Rabie.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.