Hapësire reklamuese

Politikë

Bllokoi foltoren e Kuvendit se i ndërprenë fjalën, reagon Murrizi dhe sulmon Vasilika Hysin: Kush mendon se është tutor dhe jo drejtues seance, do t’a marrë përgjigjen

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Mementi kur deputeti Murrizi bllokoi foltoren e Kuvendit

Seanca e sotme plenare në Kuvend u ndërpre për disa minuta si shkak i bllokimit të foltores nga deputeti Myslim Murrizi. Këmbëngulja e Murrizit për të mos u larguar, ka bërë që drejtuesja Vasilika Hysi të ndërpresë seancën dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të mediave.

Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga deputeti, i cili “inatin” e ka nxjerr në rrjetet sociale, duke sulmuar direkt Vasilika Hysin si drejtuese të seancës. “Here tjeter kush mendon se eshte tutor dhe jo drejtues seance, do te mare ate pergjigje qe meritojne tutoret”, shkruan Murrizi.

“Une jam nga ai brez qe jua kam permbysur ne dhjetor 1990 rregjimin e baballareve, ndaj nuk ka spiun sigurimi apo ponjoll hibrid i ppsh qofte femer, mashkull apo devijacion gjenetiko-biologjik qe me nderpret fjalen me te drejten time si deputet”, vijon më tej deputeti, duke përdorur një gjuhë të papranueshme ndaj drejtueses së seancës dhe njëherësh koleges së tij socialiste në Kuvend, Vasilika Hysi.

Komenti i Murrizit per Vasilika Hysin:

Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu