Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokohet totalisht hyrja në Elbasan, rrëzimi i kamionit bullgar krijon radhë kilometrike deri në tunel

Shkruar nga Newsbomb

Hyrja për në qytetin e Elbasanit është bllokuar totalisht. Ashtu siç raportoi më herët newsbomb.al, rrëzimi i një kamioni i tonazhit të rëndë, i nisur nga Bullgaria, ka paralizuar qarkullimin në rrugën kryesore që të çon për në Elbasan.

Nga aksidenti janë krijuar radhë të gjata mjetesh që të çojnë për në hyrje të Elbasanit, nga autostrada e Tiranës. Në vendngjarje ndodhen dhe ekipet policore, të cilat po koordinojnë punën për rinisjen e qarkullimit.

Kamioni bullgar i rrezuar ne Elbasan

Ajo që bie në sy, nga raportet e vazhdueshme në zonë, janë krijuar radhë kilometrike mjetesh të cilat arrijnë deri pranë tunelit. Situata vijon e tillë prej gati një ore dhe nuk dihet sesa do të zgjasë, pasi ky aks ka qarkullim të lartë.

Trafiku ne hyrje te Elbasanit

Trafiku ne hyrje te Elbasanit

Lexo edhe: Kamioni bullgar rrëzohet në Elbasan, bllokohet hyrja për në qytet

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu