Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokohet qarkullimi në Qafë Muzinë, kamioni përplaset me makinën e vogël, shoferët debatojnë kush e ka fajin

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohet qarkullimi në Qafë Muzinë, kamioni përplaset me

Një aksident vetëm me dëme materiale ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës. Mësohet se në përplasje është përfshirë një kamion i tonazhit të rëndë dhe një makinë e vogël.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale në dy mjetet.

Shoferët kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga mjetet, duke bërë që qarkullimi në këtë aks të bllokohet. Asnjë prej të dyve nuk pranon fajin dhe drejt vendngjarjes është nisur Policia. Shoferët e tjerë kanë fikur mjetet dhe janë në pritje të zgjidhjet së situatës.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.