Bllokohet në Turqi website i Charlie Hebdo

Publikuar tek: bota, më 15:38 06-03-2015 Bllokohet në Turqi website i Charlie Hebdo

Faqja e revistës franceze Charlie Hebdo në internet nuk mund të klikohet nga Turqia.

Autoritetet kanë bllokuar website-n pas vendmit të një gjykate lokale se kjo revistë ka kryer blasfemi duke publikuar fotot e profetit Muahmed.

”Fyerjet kundër besimit fetar dhe vlerave të shenjta mund të kërcënojnë paqen”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Numri i website-ve të bllokuar në Turqi është rreth 68 000 dhe në këtë ndalim bëjnë pjesë website i televizionit informativ T24, që publikoi karikaturat e ”Charlie Hebdo”-së apo faqet zyrtare të dy forumeve mjaft popullore si ”Eksi Sozluk” dhe ”Inci Sozluk”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se masa ishte marrë për shkak se të gjitha këto website kanë ”poshtëruar vlerat religjioze të qytetarëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënohet dëshmitarja në vrasjen e liderit të opozitës ruse, modelja vihet në mbrojtje
Nuk është është e lehtë të jesh hebre në Europë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011101961135864
array(1) { ["section"]=> string(47) "bllokohet-ne-turqi-website-i-charlie-hebdo-5163" }