Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Bllokohet në Kosovë kamioni i mbushur me drogë, ndalohet shoferi serb

Lajme të ngjashëm

Një sasi e madhe droge është zbuluar nga autoritetet doganore në Kosovë, mbrëmjen e djeshme. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të në terminalin doganor, nën dyshimin për substancë narkotike. Shoferi, është shtetas i Serbisë.

Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, policia informon se gjatë kontrollit në dy rimorkiot e lidhura janë gjetur vende të modifikuar, ku në brendësi kishte 101 paketime me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

“Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë”, njofton Policia e Kosovës.

Droga e kapur ne kamionin serb, ne Doganen e Kosoves

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse.

Më shumë