Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokohet Elbasan-Librazhd, banorët tentojnë të shkatërrojnë barrierat e rrugës, Policia "kërcënon" me procedim penal

Shkruar nga Newsbomb

Rruga Elbasan - Librazhd është bllokuar mëngjesin e sotëm nga dhjetëra banorë të një lagje krah këtij aksi. Ata kërkojnë që të hiqen barrierat e vendosura në rrugë sepse e kanë të vetmen mundësi që të dalin në aksin kryesor.

Sipas banorëve të lagjes "Emin Matraxhiu", barrierat që janë vendosur në anë të rrugës kryesore, u bllokojnë atyre të vetmen nyje që kanë për të dalë nga rrugën kryesore. Ndërkohë, nga Policia u është bërë me diej se nëse ata nuk lirojnë këtë aks kryesor, do të procedohen penalisht.

Disa prej banorëve, të irrituar kanë nisur të shkatërrojnë vetë barrierat metalike me mjete rrethanore, por nuk kanë mundur. Sipas Policisë, bllokimi i rrugës me barriera është bërë për të parandaluar aksidentet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.