Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, PAMJET: Përplasen më shumë se 6 makina, forca policie dhe ambulanca në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, PAMJET: Përplasen më

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, me drejtim kryeqytetin. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, qarkullimi është bllokuar totalisht dhe radha e mjeteve është bërë kilometrike.

Ngjarja ka ndodhur an afërsi të Sukthit, rreth orës 13.00 të kësaj të shtune dhe janë përfshirë të paktën gjashtë mjete, kjo lehtësisht e dukshme dhe në video. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për aksidentin, ndërsa në vendngjarje është dhe ambulanca.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, kurse dëmet materiale janë të mëdha për shkak dhe të numrit të mjeteve të përfshira në përplasje.

 

Pak metra larg këtij aksidenti që ka paralizuar të gjithë qarkullimin në një prej akseve rrugore më të rëndësishme të vendit, në sensin tjetër me drejtim për në Durrës, është regjistruar një aksident tjetër. Në të janë përfshirë tre mjete, por paraprakisht nuk flitet për persona të lënduar.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll