Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Aksidentet masive bllokojnë rrugën Lezhë-Milot, nis procedimi për firmën kontraktore; policia këshillon qytetarët të përdorin aksin e vjetër

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bf77c0a187cddf5dd7d7d33cdcbcecc5

Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë bllokimin e aksit Lezhë-Milot, i cili është bërë i pakalueshëm për shkak të ngricës dhe trashësisë së dëborës.

Shumë automjete janë përplasur, por fatmirësisht pa dëme njerëzore. Fshatrat e njësisë Administrative Zejmen të Bashkisë Lezhë jan nën pushtetin e errësirês për shkak të një defekti të linjës që furnizon këtë zonë.

Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVO Lezhë kan nisur procedimin penal ndaj firmës kontraktore për mirëmbajtjen e aksit të superstradës Milot-Lezhë-Shkodër. Procedimi i kësaj firme është bërë me motivacionin për “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kan marrë asnjë masë për mirmbajtjen e këtij aksi në ditën e reshheve të borës.

“Sektori i krimit ekonomiko-financiar pranë DVP Lezhë ka proceduar firmën përgjegjëse për mirmbajtjen e superstradës Milot-Lezhë-Shkodër. Ky aks rrugor kombëtarë që në orët e mesditës ka patur prezencë të akullit çka ka bërë që shumë automjete të përplasen dhe të kenë vështirèsi në lëvizje. Edhe tani reshjet intesive të borës të shoqëruara me erëra të fuqishme jan prezente në Lezhë. Problem paraqet superstrada Milot-Lezhë-Shkodër i cili është e kalueshme me vèshtirësi.”

Ndërkohë Policia e Lezhës u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin aksin e vjetër Lezhë-Milot, si dhe u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Njoftim për gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Lezhës ,si pasojë e kushteve atmosferike.

Policia Rrugore e Lezhë, vijon të  ndodhet në krye të detyrës dhe gjatë gjithë ditës ka monitoruar të gjitha akset rrugore.

Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore  gjatë ditës së sotme duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dëborës , prezencës së akullit në rrugë dhe erës së fortë, aksi rrugor Lezhë-Milot është i bllokuar.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin aksin e vjetër Lezhë-Milot.

Shërbimet e Policisë  Rrugore të DVP Lezhë, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Lezhë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal,  të përdorin paisjet dimërore për automjetet,si dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë”, thuhet në njoftim.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img