Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Bllokohet Aeroporti i Rinasit, kontrollorët në grevë

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohet Aeroporti i Rinasit, kontrollorët në grevë

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” prej ditës së djeshme ka ndaluar të gjitha fluturimet sepse kontrollorët janë në grevë dhe janë vetëdeklaruar si “të paaftë” për të vazhduar punën.

Ata kërkojnë rritje të pagave që u janë përgjysmuar që kur nisi pandemia, 1 vit më parë. Nga 4.400 dollarë në muaj, ata sot marrin afërsisht 2.400. Qeveria e konsideroi grusht shteti dhe prej mbrëmjes së djeshme kontrollin e Rinasit e ka marrë Policia dhe Ushtria.

Kontrollorët nuk pranojnë të kthehen në punë, ndërsa Rama u ka lënë një ultimatum, që nëse sot nuk paraqiten në punë, asnjë prej tyre nuk do të ketë vend në vazhdim në AlbControl. Mbetet të shihet sot se çfarë do të vendosin kontrollorët dhe Qeveria.

Edhe Presidenti Meta ka bërë thirrje që kontrollorët të kthehen në detyrë, ndërsa Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat e tyre. Opozita nga ana tjetër akuzon kryeministrin Rama se e ka krijuar vetë këtë situatë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.