Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Bllokohen makinat në Malin e Tomorrit nga dëbora, policia dhe zjarrfikset nisen për të ndihmuar shoferët

Lajme të ngjashëm

Reshjet e dëborës kanë sjellë problematika edhe në Malin e Tomorrit, ku disa mjete kanë mbetur të bllokuara.

Pas njoftimit se disa automjete si pasojë e reshjeve të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit, Policia dhe shërbimet zjarrfikëses janë nisur drejt zonës malore për t’iu ardhur në ndihmë.

Gjithashtu iu bëjmë me dije se aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Njoftimi:

Skrapar/Shërbimet e Policisë, në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq.

Shërbimet e Komisariatit Skrapar dhe shërbimet zjarrfikëses u vijnë në ndihmë disa automjeteve të cilat si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit.

Pas njoftimit se disa automjete si pasojë e reshjeve të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit, Policia dhe shërbimet zjarrfikëses janë nisur drejt zonës malore për t’iu ardhur në ndihmë.

Gjithashtu iu bëjmë me dije se aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Më shumë