Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokohen makinat e blinduara në Shkodër, u përkasin familjeve Lici e Bajri

Shkruar nga Newsbomb

Bllokohen 4 makina të blinduara në Shkodër.

Mësohet se dy prej makinave të sekuestruara, u përkasin dy familjeve jo të panjohura për opinionin publik.

Makina “Mercedez” i përket familjes së Fatbardh Licit, i cili u vra në datë 10  të muajit gusht, ndërsa makina tip “BMW”, i përket familjes Bajri, ku disa prej anëtarëve të kësaj familje janë përfshirë në shumë vepra kriminale.

Prej disa ditësh forca të shumta, FNSH, forcat RENEA dhe forcat Operacionale të Tiranës kanë ngritur ngritur postblloqe në lagjen ‘Rus’ dhe ‘Kiras” të qytetit.

Aksioni në Shkodër erdhi pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.