Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokohen 52 kamionë mallrash në Portin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb

Plot 52 kamionë me mallra që duhet të ishin nisur sot drejt Italisë janë bllokuar në Portin e Durrësit.

Shkak janë bërë vonesat gjatë kontrolleve me skaner në këtë port ndërsa trageti është nisur drejt Ankonës në orën 16:00. Dyshohet se skaneri ka pasur probleme.

Policia Kufitare thotë se kamionët nuk mund të kalojnë pa u skanuar ndërsa shkak i bllokimit është bërë mos kryerja e procedurës së verifikimit me skaner në kohë.

Shoferët e kamionëve shprehin shqetësimin se mund të mbeten të bllokuar edhe gjatë ditës së nesërme. Ata kanë protestuar të revoltuar duke bllokuar hyrjen ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.