110 persona kanë mbetur të bllokuar në kabinat e teleferikut të Mont Blanc në Aplet franceze.
Kryebashkiaku Eric Fournier tha se helikopterët dhe ekipet e ndihmës së shpejtë janë nisur në vendngjarje dhe kanë filluar evakuimin e tyre.
“Nuk ka asgjë për t’u trembur”, shtoi ai. Autoritetet italianë kanë shkuar gjitjhashtu në vendngjarje. Është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar prishjen e kabllit të teleferikut.