Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Bllokimi nga dëbora dhe përmbytjet, Peleshi thirrje Bashkive: Jemi pas me organizimin e punëve, na e kalon edhe Maqedonia e Kosova

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

36a70e57effdfe78b0d10b88cacf6e97

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka tërhequr ‘veshin’ bashkive sa i përket punës së zhvilluar në terren për të shmangur përmbytjet dhe bllokimin e rrugëve nga dëbora e akulli.  

Në emisionin “Përballë” në Rtsh, Peleshi tha se angazhimi i ushtrisë në terren gjatë këtyre ditëve ka qënë i domosdoshëm, pasi pushteti vendor nuk ka marrë masat e duhura.

Peleshi pranoi se shtetet e rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë më mirë se ne në mbajtjen hapur të rrugëve.

“Tani pse duhet të hyjë gjithmonë që ushtria të hapë rrugët? Le ta themi hapur. Bashkitë duhet të tregohen pak më të zgjuara në mirëmbajtjen e rrugëve. Nuk duhet të presin sa të bllokohet rruga nga bora dhe pastaj të thërrasim ushtrinë me buldozerë që të pastrojë dëborën, por duhet ti paraprijnë me kripë dhe me gjithë ato materialet që hidhen në vende fqinje. Edhe Maqedonia edhe Kosova duhet ta pranojmë janë më mirë se ne, në mbajtjen hapur të rrugëve, ndërsa këtu tek ne presim që të bllokohet rruga që të japim alarmin. Kjo është arsye pse del ushtria në hapjen e rrugës se Thethit. E kemi pak çështje kulture dhe mentaliteti që i lëmë gjërat për ditën e fundit. Kemi shumë punë për të bërë për ta ndryshuar këtë sjellje, për të planifikuar. Planifikimi është një nga dobësitë tona në institucione, në familje dhe në shoqëri,”-tha Peleshi.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img