Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Bllokimi i seancave parlamentare nga opozita, Balla: Kjo është rruga që do të ndjekë PS

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë se socialistët do të votojnë rendin e ditës, pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës në Kuvend.

Në një komunikim me gazetarët, Balla tha se ajo qe ndodhi javën e kaluar ne seance ishte qesharake, ndërsa shpreson që seanca e radhës te jete normale, pasi ka çështje me rëndësi për t’u diskutuar.

“Në këtë rast është miratimi i çështjeve që ka në rendit të ditës. Në kushtet e një deklarimi që një pjesë e opozitës është zotuar se në Kuvend nuk do ketë punime normale, kuvendit duhet të veproje. Duhet tja bëj shumë të qartë që as njëlloj kërkese e kësaj forme nuk mund miratohet dhe nuk vlen të merret në konsideratë.

Ne do mundohemi që diskutimet të zhvillohen dhe në këtë përpjekje për të vijuar punë normalisht është edhe vendimmarrje e sekretariatit për votimet dhe procedurat në Kuvend, ku deputetët që thyejnë rregulloren të mos marrjen pjesë në seanca plenare. Shpresoj që duke qenë se kemi shumë çështje të rëndësishme, Kuvendi ti kthehet normalitetit”, tha Balla.

Më shumë