Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Përplasja në ‘Astir’ policia thirrje qytetarëve: Mos nxisni banorët për dhunë, rruga e bllokuar deri në përfundim të aksionit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aksioni i IKMT për shembjen e banesave të Astirit si rezultat i projektit të ‘Unazës së Re’ dhe përplasja e banorëve me policinë, bllokuan tërësisht segmentin rrugor nga pallati me shigjeta tek ish-sheshi ’Shqiponja’.

Ndërkaq sipas policisë, rruga do vijojë të jetë e bllokuar deri në përfundim të aksionit të IKMT, në të dyja krahët e ‘Unazës së Re’.

Bllokimi i përkohshëm ka për qëllim shmangien e rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks.

Ndërkaq, policia nuk ka lejuar askënd të kalojë në këtë zonë, madje edhe qytetarët që ishin nisur për në punë.

Njoftimi:

Tiranë

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese. Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img