Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bllokimi i fugonit në Portin e Durrësit, Policia njoftim pas numërimit: Arrestuam shoferin dhe sekuestruam paratë! Nuk ishin 1 milionë paund

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia portuale ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me sekuestrimin e disa mijërave paundëve në fugonin e bardhë që u bllokua sot në portin e Durrësit.

Në njoftim thuhet se nuk ishin 1 milionë paund siç u raportua në fillim nga mediat, por 123.5 mijë paund, ndërsa u sekuestruan dhe 2 telefona celularë si dhe një lap top. Gjithashtu u arrestua shoferi i mjetit shtetasi O.Sefolli, 21 vjeç, banues në Hamallë.

Ai u vu në pranga për veprat penale, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Lexo edhe: Detaje të reja nga sekuestrimi i fugonit me miliona brenda tij, paratë ishin ndarë sipas porosive, zbulohet kush është shoferi nga Hasi

Njoftimi, Port-Durrës

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Strukturat Doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

Sekuestrohen 123.460 paund dhe 280 sterlina.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit për veprat penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
“Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe skanerin, në hyrje në territorin tonë është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia.

Gjatë kontrollit në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa pako në brendësi të së cilave pas numërimit rezultuan 123.460 paund dhe 280 sterlina.
Gjithashtu u sekuestruan dhe 1 laptop dhe 2 telefona celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Rrethit Gjyqësor Durrës është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi O.S., 21 vjeç, banues në Hamallë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Vijon….

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img