Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

“Bllofi” i Prokurorisë, thotë se Hasanapapaj u arratis pas atentatit ndaj Çapjes, por 19 vjeçari ndodhej në qelitë e Elbasanit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Elbasanit ka bërë të ditura sot provat që e çojnë te emri i 19 vjeçarit Shkëlzen Hasanpapaj, si i dyshuari për atentatet ndaj familjes Çapja në Elbasan, në shkurt dhe qershor të vitit të kaluar.

Por në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë hetimit “janë siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj. Për këtë arsye, është bërë kërkimi i këtij shtetasi, me qëllim për të realizuar krahasimin e mostrave të ADN-së të gjendur në vendngjarje me profilin gjenetik të këtij shtetasi. Ky person nuk është arritur të gjendet, pasi rezultoi që pas ditës së atentatit, të jetë larguar nga Shqipëria.”

Ndonëse prouroria thotë se Hasanapapaj ishte arratisur pas atentatit, një njoftim i policisë, i datës 23.06.2016, e hedh poshtë këtë pretendim të organit të akuzës.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 22.06.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj, vjeç 19, banues në Elbasan, pasi  në lagjen “Viserion Xhuvani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.”

Pra, ndryshe nga sa pretendohet në njoftimin e prokurorisë, Shkëlzen Hasanpapaj ka qenë në Elbasan të paktën edhe dy javë pasi ka ndodhur atentati i 6 qershorit ndaj Florenc Çapjes.

Ky fakt nuk është marrë në konsideratë nga Prokuroria. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img