Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
15 %
3.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Blinken uron 110 vjetorin e Pavarësisë: SHBA e nderuar të punojë me Shqipërinë, bashkë vijojmë luftën kundër korrupsionit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony J. Blinken ka përcjellë një mesazh për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e Blinken të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, thuhet se kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar.

SHBA gjithashtu në 110 vjetorin e pavarësisë uron Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE, teksa shkruan se sëbashku vijojnë punën për luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa ju vazhdoni të jepni kontribut të rëndësishëm në skenën botërore. Shqipëria ka shfaqur lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke vënë në dukje veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve.

Ne urojmë Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur përgjatë rrugës suaj transatlantike. Së bashku, po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji ndërsa çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët klimatike për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

Teksa hyjmë në shekullin tjetër të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar.”  Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony J. Blinken

Po kështu një mesazh të shkurtër ka përcjellë dhe ambasadorja Yuri Kim, e cila shkruan “Urime 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë!”.

Më shumë


spot_img









spot_img