Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Faleminderit Amerikë për mbështetjen", Blinken takim me 100 të rinjtë tek Piramida

Shkruar nga Newsbomb
"Faleminderit Amerikë për mbështetjen", Blinken takim

Sekretari amerikan Antony Blinken gjatë vizitës së tij tek “Piramida” zhvilloi takimin me rreth 100 të rinj shqiptarë të cilët kanë përfituar nga programet amerikane që lidhen me kulturën.

Mes të rinjve të cilët takoi Blinket ishte dhe një prej përfaqësueseve të të rinjve të cilët kanë fituar programet amerikane që lidhen me kulturën ku siç dhe ajo u prezantua, ishte nga Tropoja dhe në fjalën e mbajtur me një përshëndetje për sekretarin amerikan Antony Blinken.

Ajo tha duke i uruar mirëseardhjen tha se mbështetja e ShBA për shqiptarët është shumë e madhe.

Unë vij nga Bajram Curri, nga zemra e Tropojës. Kam një ndjenjë të thellë optimizmi dhe krenarie dhe falënderoj sekretarin amerikan, Blinken për mbështetjen.

Përkushtimi juaj për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA është dëshmi e miqësisë së palëkundur mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ne kemi fuqinë jo vetëm për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të kontribuar për të gjithë botën. E ardhmja është shumë e bukur. Si presidente e klubit të vajzave të Kosovës, unë kam shumë shpresë në të ardhmen tonë . Falënderoj SHBA për mbështetjen dhe miqësisë. Kemi vlera të përbashkëta dhe një ndjenjë optimizmi.

Ju falënderoj Amerikë për mbështetjen që po i jepni shqiptarëve”

Nga ana tjetër sekretari i shtetit, Blinken tha se të rinjtë janë helbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë.

Lexo edhe: Blinken: Mes nesh kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin

Lexo edhe: Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën

Lexo edhe: “Mikpritje e mrekullueshme në vendin e shqiponjave”, Blinken me lëvdata për Ramën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese