Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka konfirmuar se do të shkojë në Izrael në përpjekeje për të kërkuar një zgjatje të armëpushimit mes Tel Avivit dhe Hamasit.
"Ne do të donim ta shihnim këtë pauzë të zgjatur," u tha Blinken gazetarëve në margjinat e një takimi të NATO-s, duke vënë në dukje se armëpushimi kishte lejuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
“Është e qartë diçka që ne duam. Unë besoj se është gjithashtu diçka që Izraeli dëshiron”, theksoi ai.
Sondazh
Poll