Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë "pushtuar" Amerikën

Shkruar nga Newsbomb
Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë "pushtuar"

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përpos lëvdatave për kryeministrin Edi Rama të cilin e quajti një udhëheqës të shkëlqyer, u ndal dhe te vajzat tona shqiptare të cilat po korrin sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ambientet e Piramidës, aty ku dhe zhvilloi një konferencë të shkurtër për mediat, Sekretari Blinken përmendi Dua Lipën si dhe Mira Muratin.

“Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin”, tha Blinken.

LEXO EDHE: Rama pret Blinkenin te Piramida: Diktatori jonë po rrotullohet sot në varr

Paraditen e kësaj të enjte, ashtu si dhe ishte programuar, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zbriti në tokën shqiptare ku dhe u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Nën masa të rrepta sigurie një prej njerëzve më me ndikim të administratës amerikane nga Rinasi u shoqërua drejt Tiranës.

Së bashku me Blinken në Shqipëri mbërriti dhe ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila tani më mban postin si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane.

LEXO EDHE: Blinken shoqërohet nga mjeti i Trejsi Sejdinit, sekretari “xhiro” në kryeqytet

Kjo është vizita e parë e sekretarit amerikan në Shqipëri, që prej vitit 2021 kur ai mori postin për drejtimin e diplomacisë amerikan. Vitin e kaluar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Antony Blinken shpalli në vitin 2021 non grata në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht është në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese