Hapësire reklamuese

Politikë

Blinken nuk u takua me opozitën, Bardhi: E rëndësishme ruajtja e aleancës me SHBA-në

Shkruar nga Newsbomb
Blinken nuk u takua me opozitën, Bardhi: E rëndësishme ruajtja e

Pas përfundimit të mbledhjes për diskutimin e Federatës Opozitare të Bashkuar, deputeti Gazment Bardhi komentoi vizitën e djeshme të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë, i cili nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës.

Lidhur me këtë Bardhi tha se fakti që Blinken nuk i përfshiu në axhendë, nuk përbën asnjë problem apo shqetësim për opozitën. Sipas tij e rëndësishme për opozitën është ruajtja e marrëdhënieve me SHBA-të.

Lexo edhe: Pse nuk u takuat me opozitën? Ja si përgjigjet Antony Blinken

“Siç besoj nuk është çështje kohe por mesazhesh që ka dhënë Sekretari Amerikan i Shteti, në varësi të tematikave të diskutimit është ndërtuar edhe axhenda. Nuk shikoj asnjë shqetësim E rëndësishme është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHBA-në dhe partnerët strategjike”, tha Bardhi.

Gjithashtu ditën e djeshme Blinken u pyet nga gazetarët në koinferencën e përbashkët që zhvilloi me Ramën, se përse zgjodhi të takonte vetëm presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama duke mos përfshirë faktor të opozitës.

Blinken tha se ka takuar anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe disa të rinj, teksa tha se nëse do të kthehet sërish do të zhvillojë takime me opozitën.

“Unë kam pasur mundësi të takohem me një sërë njerëz përveç kryeministrin dhe anëtarëve të kabinetit, jam takuar me disa personalitete dhe kam pasur mundësi të takohem me të rinj dhe kur të kthehem, do kem mundësi të takohem me një segment tjetër njerëzisht dhe me aktorë të ndryshëm politik”, tha Blinken.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese