Hapësire reklamuese

Politikë

Blinken nuk i mbush mendjen Ylli Manjanit: Më i dobëti i SHBA, qullac, një çun babi

Shkruar nga Newsbomb
Blinken nuk i mbush mendjen Ylli Manjanit: Më i dobëti i SHBA, qullac,

Tirana ka pritur këtë të enjte në një vizitë zyrtare Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Për rreth 8 orë, ai është takuar me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama disa të rinj të mbështetur nga Amerika dhe krerët e institucioneve të drejtësisë.

Mesazhet e kësaj vizite po komentohen gjerë në Shqipëri e Kosovë dhe një ndër ta është dhe ish-ministri Ylli Manjani.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ai është shprehur se Anthony Blinken është Sekretari Amerikan i Shtetit më i dobët që ka pasur SHBA. Sipas Manjanit, numri dy i Amerikës "është një qullac, një çun babi, i ka gjetur babi punë..."

“Shqipëria ka harxhuar ca lekë me këtë vizitë. Blinken, për të cilin unë nuk kam ndonjë respekt, është sekretari i shtetit më i dobët që ka pasur ndonjëherë historia e Amerikës. Xhon Kerri ka qenë Brilant. Ky është një qullac, një çun babi, i ka gjetur babi punë edhe… Po kujt i plasi moj goce, unë nuk kam opinion pozitiv për të.

E heq fishën sa herë që e shikoj atë. Blinken është shok i McGonigal. Për të sfumuar McGonigal. Ky i ka bërë një dëm shumë të madh vendit tim.

Unë jam shumë dakord që Ramën e ka shumë xhan ai, por kjo është marrëdhënie ndërpersonale. Ky është sekretari i një presidenti që i jep dorën fantazmave dhe flet me të vdekurit. Dhe për çfarë erdhi? Erdhi për ta falënderuar për afganët”, u shpreh Ylli Manjani.

Lexo edhe: Konferenca e plotë: Çfarë thanë Blinken e Rama dhe mesazhet diplomatike nga Tirana!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese