Hapësire reklamuese

Politikë

Blinken në Tiranë, zyrtari i dytë amerikan që viziton Shqipërinë në qeverisjen Rama

Shkruar nga Newsbomb

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Shqipëri javës që vjen do të jetë e një rëndësie të madhe për fuqizimin e partneritetit të vendit tonë me SHBA-të.

Antony Blinken është zyrtari i dytë i lartë amerikan që zhvillon vizitë në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit në qeverinë Rama. Përmes kësaj vizite sekretari Blinken synon të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK.

Sa i përket se kë do të takojë Blinken në Tiranë, sugjerohet se në agjendën e deritanishme parashikohen vetëm dy takime, me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani, raporton Muhamed Veilu për Top Channel. Megjithatë agjenda e takimeve mund të ndryshojë e të përfshijë persona të tjerë.

14 shkurt të 2016-ës vendin tonë e ka vizituar John Kerry, i cili asokohe kishte postin e sekretarit amerikan të shtetit.

Zyrtari i lartë amerikan u prit nga ministri i Jashtëm i asaj periudhe, Ditmir Bushati. Vizita e Kerryt asokohe përkoi me 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënies diplomatike mes dy vendeve.

Kujtojmë se vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991.

Zyrtari i parë i lartë amerikan që vizitoi Shqipërinë postkomuniste ishte James Baker. Ishte data 22 qershor e vitit 1991 kur Baker zbriti në Tiranë në ditët e para të pluralizmit pas rrëzimit të diktaturës. Sipas drejtorisë së Përgjithshme te Arkivave  rreth 300,000 shqiptarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, duke i rezervuar Baker-it një pritje mbresëlënëse.

Ndërsa e vizita e dytë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar.

Gjithashtu në 2012 në vendin tonë erdhi në një vizitë zyrtare ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton.

Clinton zhvilloi takime me krerët më të lartë të politikës, ndërsa gjatë një fjalimi në Kuvend, përcolli mesazhe konkrete për thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA dhe integrimin në BE.

George W. Bush, vizita historike e ish presidentit në SHBA në 2007

George W.Bush vizitoi Shqipërinë në 10 qershor 2007, duke e cilësuar vizitën e tij si dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.  Presidenti Bush vizitoi kryeqytetin shqiptar ku takoi krerët e politikës si dhe u ndal në një vizitë edhe në qytetin e Fushë Krujës. Nga Tirana ai deklaroi se shumë shpejt Kosova do të jetë një shtet i pavarur. Deklaratë e cila u bë fakt në 17 shkurt të 2008-ës, saktësisht 9 muaj pas vizitës së presidentit Bush në Tiranë.

Vizita e Bill Clinton në Tiranë në korrik të 2023

Shqipëria nderoi më 3 korrik të 2023 presidentin e 42 të SHBA-së me medaljen "Ylli i Mirënjohjes Publike" për ti thënë faleminderit për atë që ka bërë për shqiptarët dhe Kosovën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese