Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blinken në Tiranë, Hasani: Partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA do forcohet

Shkruar nga Newsbomb
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në aeroporitin e Rinasit. Rreth orës 11:20 avioni me sekretarin amerikan ka prekur tokën shqiptare ku dhe u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Së bashku me Blinken në Shqipëri ka mbërritur dhe ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila tani më mban postin si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. [caption id="attachment_787252" align="alignnone" width="681"]Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mberrin ne Rinas Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mberrin ne Rinas[/caption] Pas mbërritjes së Blinken, Ministri i Jashtëm Hasani përmes një mesazhi në platformën “X” thekson se partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet. Mesazhi i Ministrit të jashtëm Igli Hasani "Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi mirëprita Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar." Blinken u prit në aeroport nga ministri Hasani për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendi. Lexo edhe: Mbërrin në Rinas sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken Ndalesa e parë e Blinken do të jetë në ambasadën e Amerikës në Tiranë në orën 13:35. Më pas rreth orës 14:15 sekretari Blinken do të takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri. Në orën 15:00 Blinken do të takohet me presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Ndërkohë në orën 16:15 Blinken do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu rreth orës 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri Edi Rama do mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë. Sakaq ajo që vihet re nga axhenda është se në takimet e Blinken nuk përfshihet opozita shqiptare. Kujtojmë se ka qenë Blinken ai që shpalli non grata në Amerikë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese