
Deputetët e Partisë Demokratike, saktësisht mbështetësit e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës janë mbledhur këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit. Ajo çka është vënë re ditën e sotme është fakti që deputetët demokratë të përjashtuar, si Gazment Bardhi, Flamur Noka apo Bledion Nallbati nuk kanë shkuar në Kuvend në mënyrë për të shmangur përplasjet me Gardën të cilët qëndrojnë zinxhir te hyrja e Parlamentit.
I pranishëm këtë seancë plenare do të jetë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një prononcim të shkurtër për mediat Basha ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Ai tha se vizita e tij vjen në një moment të veçantë edhe për rajonin edhe Kosovën. Kreu i PD u ndal edhe te marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe SHBA-së duke thënë se dy vendet kanë një lidhje të fortë pavarësisht se kush është në qeveri apo opozitë. Ndë të tjera, ai theksoi se këtë vizitë të sekretarit “nuk ka ndërmend ta fusë në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”.
“Shpjegimi im nuk lë vend për porta të vogla. Do të dalë sërish. Sot është koha që shqiptarët mos të përtypin cic-micet e ditës që do të ushqejë me lopatë kryeministri, por të shohin përtej momentin, Kjo është vizitë që tregon forcën e Shqipërisë dhe vjen në një moment të veçantë dhe për Kosovën. Unë se fus në çorapet e pista të Tiranës zyrtare. Takimet e PD me SHBA nuk kanë munguar dhe s’do të mungojnë”, tha Basha.