Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Blinken: Mirëpresim bashkëpunimin me qeverinë e re të Italisë, një vend me demokraci të fortë 

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari Amerikan i  Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas fitores së qendrës së djathtë dhe kandidates favorite për kryeministre, Giorgia Melonit, Itali.

Përmes një postimi në Twitter, Blinken shkruan se SHBA mirëpret që të bashkëpunojë me qeverinë e re të Italisë për qëllimet e përbashkëta, siç është mbështetja për Ukrainën e lirë dhe të pavarur, respektimi i të drejtave të njeriut etj. Sipas Blinken, Italia është një aleat jetik, një demokraci e fortë dhe një partner i vlerësuar.

“Pas zgjedhjeve të djeshme italiane, ne jemi të etur të punojmë me qeverinë italiane për qëllimet tona të përbashkëta: mbështetjen e një Ukrainë të lirë dhe të pavarur, respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme ekonomike. Italia është një aleat jetik, një demokraci e fortë dhe një partner i vlerësuar”, shkruan Blinken.

Më shumë




spot_img








spot_img