Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken përmes një postimi në “Twitter”i është përgjigjur ministrit të Jashtëm të Ukrainës Kuleba.
Blinken shkruan se asnjë zhvillim mbi Ukrainën nuk mund të ndodhë pa qenë ajo pjesë e vendimmarrjes
Më herët shefi i diplomacisë së Ukrainës shkruante se e kishte parë letrën që NATO dhe SHBA-të i kishin dërguar Rusisë dhe aty nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar për kombin e tij.
“SHBA-të janë më parë në kontakt me ne për çdo që gjë negociojnë me rusët. Rregulli i artë është që asgjë nuk do të vendoset për Ukrainën nëse nuk miratohet nga ne”, shkruan ai.
Rusia kërkoi nga NATO “garanci të shkruara se nuk do të përbente rrezik për të në lindje si edhe që të tërhiqej në kufijtë e 1997”, por këto kërkesa u refuzuan nga Perëndimi.