Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blinken jep lajmin: Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

Shkruar nga Newsbomb
Blinken jep lajmin: Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore

Sekretari amerikan i Shtetitm Antony Blinken është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij dha edhe lajmin se muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore ushtarake e NATO-s në Kuçovë.

“Si aleat kyç i NATO dhe anëtarë OKB, kemi marrëdhënie të jashtëzakonshëm partneriteti. Kemi folur për punën tonë të fortë së bashku, për Ukrainën. Po ashtu diskutuam shumë çështje dhe sfida që përballemi, jemi përqendruar për të nxitur sigurinë që bashkëndajmë.

Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për të ndihmuar Ukrainën, dhe është një nga 10 kontribuueset kryesore për ndihmë për frymë. Shqipëria ka dhënë kontribut domethënëse gjatë viteve që është pjesë e NATO-s.

Trupat shqiptare ndihmojnë të ruajnë paqen në Kosovë për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s.  Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore ushtarake e NATO-s në Kuçovë”, tha Blinken ndër të tjera.

Ndër të tjera Blinken është pyetur nga gazetarët se nëse SHBA është nën kërcënim nga Rusia, ku sekretari tha se do të diskutofhet seriozisht për këtë çështje.

“Nuk është aftësi aktive, por diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim dhe jemi diskutuar dhe me partnerët. Por fokusi i presidentit është siguria e SHBA dhe popullit, dhe ndërsa i qasemi kësaj, kjo është e para”, tha ai.

Lexo edhe: Pse nuk u takuat me opozitën? Ja si përgjigjet Antony Blinken

Lexo edhe: Reforma në drejtësi, Blinken: Anëtarë të krimit janë duke përfunduar në gjyq

Lexo edhe: Biseda private me Blinken, Rama del me thirrje për Qeverinë Kurti: Dëgjoni aleatët që u dhanë lirinë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese